MPJD: 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, vetëm një prej tyre është nga Kosova

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, autobusi i aksidentuar në Austri ishte nisur nga Tirana dhe ishte ndalur pastaj në Kosovë ku i kishte marrë tre persona me shtetësi kosovare

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJD) ka bërë të ditur se nga tetë personat e përfshirë në aksidentin me autobus që ka ndodhur në Austri, vetëm njëri është shtetas i Kosovës, e i cili ndodhet ende në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në një përgjigje për Portali D, MPJD, ka thënë se katër qytetarët e tjerë që po marrin trajtim mjekësor në spital, janë shtetas të Shqipërisë.

Sipas MPJD-së, autobusi ishte nisur nga Shqipëria ku më pas ishte ndalur në Kosovë, ku edhe kishin hipur tre shtetas të Kosovës.

“Autobusi është nisur nga Tirana dhe ka ndaluar në Kosovë, ku kanë hipur tre shtetas kosovarë. Nga 8 persona që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, vetëm një prej tyre (shtetas kosovar) ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, dhe nga Shqipëria katër qytetarë të cilët po marrin trajtimin mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. MPJD dhe ambasada jonë në Austri janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante lokale dhe institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Gjatë ditës u raportua një autobus që po udhëtonte nga Kosova në Gjermani ka pësuar një aksident në shtetin e Austrisë, ku si pasojë ishin lënduar 20 persona të cilët ndodheshin brenda në autobus.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Pas raportimeve për aksidentin rrugor në Austri, ku si pasojë ishin lënduar mbi 20 persona, Ambasadori i Kosovës në Austri ka dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti për t’u informuar nga të dhënat e terrenit.

Mediat austriake kanë raportuar se tashmë dihen shkaktarët e aksidentit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Austri.

Sipas tyre, shoferi i autobusit u ka thënë autoriteteve austriake se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimi që i kishte bërë një kamioni.

“Tashmë është i qartë shkaku i aksidentit. Shoferi i autobusit i tha policisë se kishte parakaluar një kamion. Më pas ai u befasua nga kantieri. Ai nuk mund ta shmangte më. Nuk dihet ende nëse shoferi i ka respektuar oraret e drejtimit dhe pushimit. Autostrada ka qenë e mbyllur për një kohë të gjatë në zonën e aksidentit”, raportohet nga mediumi salzburg.orf.

Sipas Kryqit të Kuq, pesë pasagjerë të autobusit janë ende në trajtim spitalor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika