Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.
Konjufca ka përgëzuar ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës.
“Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ambasadori Schbetzer e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.