Politikani serb thumbon Vuçiqin: Një nga terroristët e arrestuar ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka deklaruar politikani serb, Nikola Sanduloviq

Politikani serb nga radhët e republikanëve, Nikola Sanduloviq ka thumbuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke thënë se ka marrë informata se njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist në veri “ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”.

“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Sanduloviq në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist të së dielës së 24 shtatorit në veri ndaj policisë së Kosovës ka shkuar në tetë.

Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar.

“Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë tetë persona”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi tentoi të hiqte barrikadat e vendosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku u përlesh me Policinë e Kosovës.

Deri më tani gjatë përleshjeve janë vrarë tre sulmues, ndërkaq janë arrestuar tetë të tjerë.

Sot, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë, se e ka organizuar sulmin terrorist dhe ka marrë pjesë në sulm.

Shkon në tetë numri i të arrestuarve për sulmin terrorist në veri, konfiskohet arsenal armësh

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika