Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli ka deklaruar se pjesëtarët e formacionit terrorist të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës në veri kanë qenë njësi e organizuar ushtarake dhe se detyrat kanë qenë të ndara mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulinit.
Ai tha se Vulini “si zakonisht nën hije si në krye të operacionit që mendoj që ka qenë komandant i operacionit, ndërsa Vuqiqi në atë stilin e tij për të aktruar në Beograd”.
“Sot kanë filluar gjërat të qartësohen edhe më mirë sidomos deklarata e ambasadorit të ShBA-së që deklarojë që kjo ka qenë e përgatitur. Unë edhe në ditën e parë kam thënë që kjo është një njësi e organizuar ushtarake apo paraushtarake dhe kam vërejtur që është e kombinuar nga serbët lokal dhe serbët që kanë ardhur prej shtetit fqinjë Serbisë”, ka thënë Veseli.
Më tej ai ka thënë se “ky plan strategjik është përgatitur në Beograd dhe agjencionet e sigurisë së Serbisë duke filluar nga ushtria Serbe, nga BIA Serbe e udhëhequr nga Vulini dhe xhandarmëria serbe është përgatitur në detaje. Detyrat kanë qenë të ndara mes Vuqiqit dhe Vulinit. Vulini si zakonisht nën hije si në krye të operacionit që mendoj që ka qenë komandant i operacionit, ndërsa Vuqiqi në atë stilin e tij për të aktruar në Beograd. Kjo njësi është organizuar në Rashkë në afërsi të kufirit”.
Ndër të tjera ai ka theksuar se “kjo është njësi e përgatitur mjaft mirë ushtrakisht, në aspektin logjistik gjithashtu. U vërejtën armët që janë armë të këmbsorisë, armë që i përdorë ushtria serbe, armë të cilat janë prodhuar në Serbi dhe uniforma të ndryshme që i përdorin njësitë speciale të tyre”.
Sipas tij në aspektin taktik të udhëheqjes së operacioneve po shihet që ka qenë kryekrimineli Milan Radojqiq, por “unë dyshoj që është edhe ndonjë oficer i rregullt i ushtrisë serbe”.
Ai theksoi se qëllimi i sulmit terrorist në veri ishte që të ketë kryengritje në veri, të vriten civilë serbë dhe t’ua linin fajin shqiptarëve.
“Qëllimi ka qenë i përgatitjes së një kryengritje të armatosur në veri, që të vriten civilët serb dhe të bëhet një kryengritje në gjithë atë pjesë të territorit. Duke pasur parasysh sasinë e municionit që është mjaft e madhe, mirëpo në kushte lufte për dy ditë nuk qendron më shumë ai municion, këta kanë pritur edhe logjistikë tjetër sigurishtë afër kufirit me Kosovën kanë qenë bazat logjistike”, vijon ai.
Tutje ai ka thënë se “Pushka e Afrim Bunjakut, dëshmorit të kombit dhe patrollës së Policisë ka bërë që plani i tyre operativ taktik të prishet, sepse ata kanë menduar ta bllokojnë rrugën deri në mëngjes dhe të inskenojnë diçka dhe ti lëshojnë ato sirena që të dalin popullata lokale dhe të fillon policia jonë të dalë në vendngjarje, të gjujë nga larg dhe të shkaktojë një gjakderdhje të civilëve serbë atje dhe preteksti i fotografive të serbëve civil të vrarë të fillon kryengritja e armatosur në veri, kjo dështoj dhe ata u tradhtuan në fund”.
Më tej Veseli ka thënë se një njësi ushtrake ka qenë në koordinim me grupin terrorist në Banjskë të Zveqanit, në mënyrë se “në qoftë se operacioni i tyre do të shkonte sipas planit edhe ata të ndërhynin dhe të futen në territorin e Kosovës”.
“Një njësi ushtarake e organizuar ka qenë në koordinim me ta, që pas kësaj në eipsodet e dyta ata të futen në territorin e Kosovës. Rreziku nuk ka kaluar, ne jemi vetëm në fillimin e fundit të aksioneve të tyre dhe dyshoj që ata do të tentojnë në grupe më të vogla prej 3,5 deri në 10 grupe që do të tentojnë ende deri sa të kryhet marrëveshja me ta ne do të kemi problem”.
“Një kërkesë për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, që të gjithë pjestarëve të njësive speciale, pjestarëve që kanë marrë pjesë për mbrojtjen kushtetuese dhe të vendit tu ndahet medalje për trimëri, pasi ata kanë mbrojtur atdheun”, ka përfunduar Veseli.