Graçanica i përgjigjet thirrjes së Listës Serbe, ulë flamurin në gjysmë shtizë

Thirrja e Listës Serbe që të mbahet tri ditë zi pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, është respektuar në vendanime dhe komuna në jug të Kosovës të banuara me serbë. Në Graçanicë nëpër qendër të qytetit, përfshirë në oborrin para komunës por edhe në lokalitete të tjera, flamujt shtetëror të Serbisë janë ulur në gjysëm shtizë. Analistët politikë thonë se tashmë nuk ka dyshim që në sulmin terrorist është i përfshirë Beogradi bashkë me Listën Serbe, parti të cilën po kërkojnë që Qeveria e Kosovës ta shpallë organizatë terroriste

Partia që për një dekadë i ka përfaqësuar politikisht serbët e Kosovës nuk po distanciohet nga sulmi terrorist në Banjskë.

Madje, Lista Serbe po kërkonë që serbët të mbajnë tri ditë zie, për siç propagandojnë vdekjen e bashkëqytetarëve në ngjarjen tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit.

“Në mjediset serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë: – do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale, – Flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ndonëse terrotorin e Kosovës në mjediset e banuara me serbë në komunat jugore të Kosovës, ky “vendim” i Listës Serbe po respektohet.

“Thirrja e partisë Lista Serbe për të mbajtur tri ditë zie ka bërë jehonë edhe në Graçanicë. Në qendër të qytetit, flamuri shtetëror i Serbisë është ulur në gjusëm shtizë”.

 E njëjta gjë ka ndodhur edhe para objektit të komunës, përfshirë edhe në këtë objekt ilegal të postës serbe. Edhe në vendbanime më të thella në këtë zonë, nëpër qendra familjare e nëprë shkollë me sistem paralel po përfillet thirrja e partisë në të cilën Milan Radojçiq është nënkryetar.

 Situata në terren por edhe qëndrimet publike, sipas analistëve politk tregojnë se në sulmin terrorist është e përfshirë edhe Lista Serbe e ndihmuar nga Beogradi.

“Ajo që u tha që nuk dihej që është prej Beogradit ose jo sot u konfirmua, me përfshirjen e Radojçiqit dhe Listës Serbe, dhe shpajlljes tri ditë zie për nder të këtyre viktimave sipas tyre “heroj”. Edhe shpalles së ditës së nesërme ditë zie nga Beogradi (Serbia) ata morën përgjegjësi për krejt aksionin dhe sulmin terrorist në veri”, ka thënë analisti Dibran Hoxha.

 Hoxha thotë tash është radha e instituconeve të Kosovës që të veprojnë.

“Institucionet tona do të duhej që Listën Serbe, meqë nënkryetari i saj është i përfshirë në këtë sulm, ta shpallin si organizatë terroriste, siç kanë bërë me organizatat tjera që kanë veprimtari të tillë, edhe në një formë ose tjetër është fatkeqësi që ne si shtet kemi kontribuar në formimin e kësaj strukture kriminale në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

 Ndërkohë, kjo thirrje e Listës Serbe vjen në ditën kur  Serbia 27 shtatorin e ka shpalur ditë zie për kinse ngjarjen tragjike në Kosovë.

Në faqen zytare të  qeverisë serbe thuhet se të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike duhet t’i përshtatin programet e tyre me ditën e zisë dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika