Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas shkëputjes së kontratës edhe të një operatori ekonomik, i cili sipas tij është treguar “i papërgjegjshëm”, ka thënë se nuk ka tolerime për mospunë.
“Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U “Gjergj Fishta”, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në shtrimin e dyshemesë”, ka shkruar Rama.
Rama ka bërë një lutje për operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë.
“Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të sigurojnë “cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”.