Të mërkurën, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite i ka 14 pika.
Në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022 dhe votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.
Rendi i ditës
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
- Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;
- Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;
- Votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022;
- Votimi i Raportit vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022;
- Votimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;
- Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave;
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e
përkohshëm; - Vazhdim-Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;
- Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-
qershor 2023; - Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;
- Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2023;
- Të ndryshme.
Po ashtu në këtë orë do të mblidhet Komisioni për Integrim Evropian.
Rendi i ditës
Në rend dite do të jetë shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023.
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhjet e datës 10.07.2023, 20.07.2023 dhe 27.07.2023;
- Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
- Të ndryshme.