I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar vizitën e tij tre ditore në Washington DC.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka pasur një mori konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunim në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-ShBA.
“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një sërë konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Sipas të fotografive të postuara në Twitter, shihet se Lajçak gjatë gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takim edhe me emisarin e ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Just finished my three-day visit to Washington DC. Had a number of intense and productive consultations on our EU-US cooperation in the Western Balkans and the way forward in the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/7jxJ1419TM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 19, 2022
Ndryshe, takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 13 maj, lidhur me targat ka përfunduar pa marrëveshje.
Ndryshe, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.
Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Washington DC që nga e mërkura e 18 majit.
Në ditën e parë të vizitës në Washington DC, të mërkurën, Kurti, është pritur në takim nga Senatorja Joni Ernst.
Kryeministri kishte theksuar se mbështetja e tillë e ShBA-së është bërë edhe më e domosdoshme pas invazionit ilegal të Rusisë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë.