Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.
Haradinaj ka njoftuar për këtë takim krahas një postimi në Twitter.
“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror”, ka shkruar ai, duke cilësuar raportet mes dy shteteve si “të shkëlqyera”.
Ai ka falënderuar Presidentin për mbështetjen e tij për Kosovën dhe “gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”.