Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në shkarkimin e këtij bordi.
Rizvanolli ka thënë se disa nga arsyet e shkarkimit të këtij bordi janë: “Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes ‘Trepça’ është emëruar më vendim të Qeverisë më 2 shkurt të vitit 2022, më 20 shtat 2023 kanë dhënë dorëheqje 2 anëtarë, pra kanë mbetur vetëm 3 anëtarë, që do të thotë se Bordi është jofunskional. Në kuadër të funksionit të vet monitorues, Njësia për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike ka gjetur se Bordi mbikëqyrës, përkatësisht Komisioni i auditimit i ndërmarrjes ka kryer këto veprime ose mosveprime: nuk ka miratuar strategjinë zhvillimore të ndërmarrjes, nuk ka miratuar rregullore për kompensimin e punëtorëve në përputhje me realizimin e planit të prodhimit dhe të të hyrave, që gjë nevojitet për të nxitur punëtorët me shpërblime për tejkalim të planit dhe për të shmangur detyrimet e papërballueshme për pagat në rastet kur plani i prodhimit nuk realizon të harta e nevojshme”.
Ndërsa, ka emëruar anëtarët e përkohshëm me këtë përbërje.
Kryesuese e këtij grupi do të jetë Rrezarta Pllana, anëtarë do të jenë: Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi, Dragisha Kërstiq.
Ky bord i përkohshëm do të ketë mandat deri në gjashtë muaj ka theksuar ministrja Rizvanolli.