Sulmi në Banjska, Hysa: Serbët asesi t’ia lëshojnë të artën shqiptarëve në olimipiadën e budallallëkut

Historiani Ylber Hysa, ish-ambasador kosovar në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se do të ishte një supozim logjik se me këtë krizë në veri pas sulmit terrorist, logjikisht, përfituese kryesore do të mund të ishte Moska zyrtare

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Në emisioni qendror të lajmeve të televizionit serb, “Nova S”, ish-ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, iu kërkua të komentojë rreth situatës në Veri. Atij iu kërkua të sqarojë si do të ndikojë ky zhvillim në procesin e dialogut dhe ndikimin e tij në pozicionet e palëve, por edhe duke iu qasur nga një këndvështrim më lartë të implikimit.

“Do të ishte një supozim logjik se me këtë krizë në veri pas sulmit terrorist, logjikisht, përfituese kryesore do të mund të ishte Moska zyrtare”.

Ai u pyet nëse nuk do të ishte kryeministri Albin Kurti një përfitues nga kjo krizë, Hysa e tha se po do të ketë, një efekt resetimi për pozicionin e Kurtit, por jo edhe aq për meritën e tij, sesa një veprimtari jo aq inteligjente nga pala serbe.

“Albin Kurti sigurisht me këtë që ndodhi dje tërësisht e resetoi lojën. Në këtë lojë ai absolutisht nuk është fajtori, policia kosovare zhvilloi një aksion të koordinuar, dhe vetë fakti që i këtij koordinimi dhe faktit tjetër që asnjë nga besimtarët dhe priftërinjtë në manastir nuk u plagos, dëshmon suksesin e një operacioni të tillë.”

Po, si do t’i qaset pala ndërkombëtare tani kryeministrit Kurti dhe a do vazhdojë me qëndrimin e tyre ndaj tij dhe qasjes së tij.

“Sido që të ketë punuar Kurti, punoi mirë ose jo, me këtë që ndodhi pardje, me një budallallëk prej lojës politike, Kurti është tërësisht i resetuar në këtë tregim. Ndoshta iu tingëllon një shaka cinike, por me këtë u dëshmua se shqiptarët assesi t’ia grabisin serbëve medaljen e artë në olimpiadën e budallallëkut. Mendoj se ky do të jetë një shkak që të ketë reflektim serioz edhe për çështjen e dialogut por edhe ndaj Beogradit, i cili me vetë shpalljen ditë zije e indirekt ose edhe direkt e merr përgjegjësinë për këtë situatë që ndodhi”.

Sjellja e hutuar e zyrtarëve serbë dhe argumentet e tyre në publik kanë qenë shumë jorealiste e kontradiktore me qëndrimet e tyre, ka vlerësuar ish-diplomati, Hysa. Përgjegjësia është mase evidente në këtë incident që do të ketë implikime në procesin e dialogut, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe gjithashtu.

Hysa nuk u kursye në vlerësimin e tij të krizës, që u shkaktua nga inkursioni dhe sulmi terrorist i një grupi të armatosur serb në Banjska të komunës së Zveçanit, se ishte një gabim trashanik dhe një budallallëk prej loje politike. Reagimi i Beogradit më pas është i hutuar dhe i çuditshëm tha Hysa në televizionin “Nova S”.

“Mendoj se ky do të jetë një shkak me pasojë reflektimin serioz të Perëndimit dhe për çështjen e dialogut por edhe ndaj Beogradit, i cili me vetë shpalljen e ditë zije e merr përgjegjësinë e asaj që ndodhi. E pamë adresimin e presidentit Vuciq që në një mënyrë indirekte edhe publikut serb ia shpjegoi se po Serbia nuk kontrollon më Kosovën. E patëm Dacic, ministër i Jashtëm, e që pretendon Kosovën si territor serb, e mohon mu këtë kur flet si shef i diplomacisë shtroi argumente që fare s’qëndrojnë edhe sipas marrëveshjes së Ahtisaarit, aneksi 5 ku kam udhëhequr delegacionin në bisedime me Kishën Ortodokse Serbe që e përmendët, është se në çfarë situate mund të hynë në manastir, pyesni në kishën serbe do t’ju shpjegojnë se ndarja është e qartë renditja e intervenimit, përveç në Manastirin e Deçanit ku është KFOR, respodenti i parë është Policia e Kosovës.”

Do të ketë pasoja për qasjen e mëtutjshme të Perëndimit ndaj Beogradit, që si duket nuk po e kupton që në këtë incident ishte Perëndimi e kurseu atë.

“Ky ishte një incident serioz. A kur e dëgjomë Beogradi, si ministrin serb të Punëve të Jashtme, që ankohej se përse NATO nuk e kreu aksionin, mendoj se ai nuk e kuptoi se simbolika e gjithë kësaj ishte të dëshmohet se Perëndimi e pranon sovranitetin e Kosovës, e nga ana tjetër në fakt kjo ishte një gjë pozitive për palën serbe, pasi sikur KFOR të përfshihej në konflikt me atë grup të armatosur serb do të dukej se serbët përsëri po luftojnë kundër NATO. Kështu që Beogradi duhet të ketë kujdes në tentimet e tyre të bisedës me publikun e tyre dhe me Perëndimin”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika