Ambasadori Dugolli – republikanes Tenny: Po justifikoni paturpshëm një sulm terrorist

Ambasadori i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kongresmenes Claudia Tenney, duke akuzuar se ajo justifikon paturpshëm sulmin terrorist të ndodhur në Kosovë, ndërsa thekson mungesën e veprimeve të Serbia për ekstradim të terroristëve dhe respektimin e marrëveshjeve

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara Ilir Dugolli,.

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtares së Kongresit, Claudia Tenney, e cila ka vlerësuar presidentin Aleksandër Vuçiq për dënimin e sulmit terrorist  në veri, më 24 shtator.

Po ashtu, ajo në reagimin  e saj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit të viti 2013-të dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Dugolli e ka akuzuar kongresmenen Tenney për justifikimin e paturpshëm të këtij sulmi terrorist, ku humbi jetën një rreshter i policisë, Afrim Bunjaku.

Dugolli ka theksuar se në vend që të ekstradohen dhe ndiqen penalisht terroristët që po glorifikohen në Serbi, ata mbrohen, duke rikujtuar edhe rastin e vëllezërve Bytyqi, të cilët janë mbrojtur nga drejtësia për më shumë se dy dekada, ndërkohë që SHBA kanë bërë thirrje për veprime të menjëhershme në këtë drejtim.

“Në vend që të ekstradohen apo ndiqen penalisht, dhjetëra terroristë po glorifikohen dhe mbrohen në Serbi, ashtu si vrasësit e vëllezërve Bytyqi janë mbrojtur nga drejtësia për më shumë se dy dekada, pavarësisht thirrjeve të shumta nga SHBA për t’i zbatuar ata dhe premtimet e Vuçiqit për t’i bërë”, ka shkruar Dugolli.

“Sa i përket marrëveshjeve, ka pasur vetëm një palë që ka vepruar me mirëbesim dhe e përkushtuar për zbatimin e plotë të tyre, dhe kjo sigurisht që nuk është Vuçiq dhe Serbia e tij autokratike”, ka shkruar tutje Dugolli.

Ambasadori i Kosovës gjithashtu shprehu besimin se Kosova ka qëndruar besnikë ndaj marrëveshjeve dhe ka vepruar me mirëbesim për zbatimin e tyre, ndryshe nga Serbia e presidentit Vuçiq, e cila është cilësuar nga ana e tij si autokratike.

 

Më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist.

Tragjedia vazhdoi me dhimbje të madhe pas vrasjes së Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës, i cili ndërroi jetë pas sulmit të së dielës nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Në këtë sulm, edhe tre policë të tjerë u plagosën.

Sulmi terrorist ndaj policisë shpërtheu tensionet në pjesën veriore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga komuniteti serb. Autoritetet e vendit thanë se sulmuesit, mbi 30 prej tyre, ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Në orët e mbrëmjes të së dielës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika