Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, ka shprehur shqetësimin se sulmi terrorist në veri të Kosovës ka pasur elemente të një skenari të ndërhyrjes së mundshme të ushtrisë serbe

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, në një intervistë për median malazeze, Cdm, lidhur me sulmin terrorist në veri të Kosovës, ka thënë se ky incident mund të kishte pasoja më të rënda dhe se sulmi sipas mund të pritej duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

Biserko ka thënë se në muajt e fundit, në Beograd, kishte pasur grafite të tilla si “Kur ushtria kthehet në Kosovë,” ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq kishte bërë fjalime që tregonin një linjë të caktuar të sjelljes.

Këto faktorë, sipas saj, tregonin se diçka po përgatitej në kulmin e tensioneve.

Biserko ka përmendur se informacionet që janë marrë tregojnë se mund të ketë pasur një skenar për të provokuar një konflikt në Kosovë, “me qëllim që ushtria serbe të intervenojnë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të ndikojë në ndarjen e Kosovës”.

“Grafiti ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë’ si paralajmërim kishin vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Pastaj fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij – e gjithë kjo tregonte se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet e 90-ta kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, çdo veprim dhe synim ishte më i paralajmëruar në media”, është shprehur Biserko, për median malazeze CdM.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se përfshirja e Rusisë në këtë situatë është një aspekt i rëndësishëm.

Biserko ka thënë Rusia ka interes të ndikojë në Ballkan dhe të krijojë tensione për të shpërqendruar vëmendjen nga ngjarjet në Ukrainë.

Ajo ndër të tjera ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë dhe të ndërmarrë masa për të parandaluar eskalimin e tensioneve në rajon.

Ajo ka propozuar që SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta detyrojnë Serbinë të zbatonte sanksione kundër Rusisë dhe ta njohë Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika