I zënë ngushtë nga shumë kritika që morri Serbia, pasi shpalli ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë të mbushur me hipokrizi e ironi.
Ai për mediumin serb RTS, ka thënë se është shpallë ditë zie edhe për serbët e vrarë por edhe për policin Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht në detyrë, pikërisht duke u përballur me terroristët serbë.
“Serbia shpalli ditë zie edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë. Për mua serbët e vrarë nuk do të jenë kurrë terroristë, për mua nuk ka justifikim as vrasja e një polici”, ka thënë Vuçiq.
Të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, një formacion terrorist serbë të armatosur kanë sulmuar dhe vrarë policin Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur tre të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri.
Policia e Kosovës iu përgjigj, duke vrarë tre sulmues dhe arrestuar tetë të tjerë.
Liderët shtetëror të Kosovës, e kanë akuzuar shtetin e Serbisë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist.