Çfarë është manipulimi dhe pse përdoret ai?

Psikologu Dorian Krasniqi

E mërkura edhe këtë javë në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, solli bisedën me profesionistin e shëndetit mendor.

I ftuar në studion e Radio Dukagjinit këtë javë ishte psikologu Dorian Krasniqi, i cili diskutoi për manipulimin dhe personat manipulues.

Ai deklaroi se manipulimi është një formë e ndikimit të mendimit të personit, mënyrës se si ai mendon, vepron dhe jeton, për qëllime zakonisht të këqija, ose për qëllime të përfitimit të manipuluesit.

Manipuluesi mund të përdorë teknika të ndryshme, si sharmin, indoktrinimi si formë e mbjelljes së mendimit, teknika e metoda të ndryshme që të kihet sa më shumë ndikim tek personi tjetër në të menduarit e tij, dhe pastaj edhe në funksionimin e tij, në favorin e manipuluesit.

Sipas psikologut, personi që është i manipuluar e ka shumë të vështirë të largohet nga kjo ideologji, pasi edhe personat që tentojnë t’i ndihmojnë dhe ta largojnë nga ajo gjëndje, i duket sikur po e sulmojnë atë. Dhe zakonisht, shumica e personave e mësojnë shumë vonë që kanë qenë të manipuluar në forma të ndryshme, dhe jo doemos vetëm menipulime ekstreme.

Krasniqi theksoi se në disa raste manipulatorët përdorin teknika të ndryshme për ta arritur atë që dëshirojnë, e në raste të tjera ka persona që nuk e bëjnë këtë me qëllim, por ka teknika që u kanë funksionuar në të kaluarën për të arritur atë që dojnë dhe tani u kanë mbetur shprehi.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika