Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të heroit policor Afrim Bunjaku

Kuvendi i Republikës së Kosovës nis me 1 minutë heshtje në nderim të heroit policor Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojtje të shtetit

Foto: Kuvendi i Kosoves,

Kuvendi i Republikës së Kosovës nis me 1 minutë heshtje në nderim të heroit policor Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojtje të shtetit.

Seanca është paraparë të nisë në orën 11:00.

Në rend dite do të jenë 23 pika.

Në mesin e shumë pikave, në rend dite është projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, po ashtu, projektligji për tekstet shkollore.

Rendi i ditës:

  • Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  • Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,  Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika