Republika e Karabakhut nuk do të ekzistojë më nga 1 janari 2024, thonë separatistët

Nga 1 janari i vitit 2024, Republika e Karabakhut nuk do të ekzistojë më, pas një aksioni 24-orësh nga Azerbajxhani që e riktheu territorin nën kontrollin e tij, raporton Deutsche Welle. Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve disavjeçare të frontit separatist për autonomi dhe rezistencë, të cilat nuk kanë arritur të kenë sukses të plotë

Azerbajxhani nis një operacion të ri ushtarak kundër armenëve në Nagorno-Karabakh.

Nga 1 janari i vitit 2024, nuk do të ketë më republikë të Karabakhut, raporton Deutsche Welle.

Kështu është thënë nga fronti separatist në enklavën armene, së cilës përpjekjet disavjeçare për rezistencë dhe autonomi iu zhbënë në një aksion 24-orësh nga ana e Azerbajxhanit, i cili e riktheu territorin nën tutelën e tij.

I gjithë zhvillimi me rëndësi vjen në çastet kur rreth 50 mijë armenë, të cilët jetonin në atë pjesë të vendit, po kthehen në territorin armen, nga frika e një spastrimi etnik.

Në tërësi, rreth 120 mijë prej tyre do të lënë Karabakh-un.

Qindra makina janë dyndur në një rrugë që të çon në Armeni, destinacioni i atyre që largohen.

Azerbajxhani thotë se banorët do të jenë të sigurt, por kryeministri i Armenisë thotë se ka filluar “spastrimi etnik”.

Nagorno-Karabakh – i njohur si pjesë e Azerbajxhanit – ishte drejtuar nga armenë etnikë për tri dekada.

Rajoni malor në Kaukazin e Jugut është mbështetur nga Armenia – por edhe nga aleati i saj, Rusia.

Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas u vranë ndërsa Ushtria e Azerbajxhanit hyri brenda. Si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi, separatistët kanë rënë dakord të dorëzojnë armët e tyre.

Azerët kanë thënë se duan t’i trajtojnë armenët etnikë si “qytetarë të barabartë”, por një sasi e kufizuar ndihme është lejuar dhe shumë banorë po ikin.

Të hënën, një shpërthim masiv në një pikë të karburantit vrau qindra persona, të cilët po përpiqeshin të largoheshin.

Rreth 300 të tjerë u plagosën dhe 105 rezultojnë të zhdukur.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin të hënën në mbrëmje pranë qytetit kryesor Khankendi, i njohur si Stepanakert nga armenët, por shumë ishin duke furnizuar makinat e tyre me karburant.

Ndërsa kaluan kufirin të martën, mijëra armenë etnikë iu nënshtruan kontrolleve rigoroze nga shërbimet kufitare të Azerbajxhanit, transmeton Portali Dukagjini.

Autoritetet e Azerbajxhanit pretenduan se po kërkonin të dyshuar për “krime lufte” dhe një burim qeveritar i tha agjencisë së lajmeve Agence France Presse, se vendi synonte të aplikonte një “amnisti për luftëtarët armenë që hodhën armët në Karabakh”.

“Por ata që kryen krime lufte gjatë luftërave të Karabakut duhet të na dorëzohen neve”, thanë ata.

Qindra makina dhe autobusë po përpiqen të arrijnë në qytetin e Goris përtej kufirit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika