Sulmi në veri bëri bashkë opozitë e pozitë, Molliqaj me kritika: Kështu njëmend zhduket opozita

"Opozita nuk e kërkon asnjërën nga frika e humbjes së votave, nga mungesa totale e orientimit. Nuk ka asnjë kuptim që sot të bëhesh vagon, dhe ta kundërshtosh Asociacionin që është në vazhdim. Sepse këto janë ngjarje brenda të njëjtit proce"

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Gjatë ditës së enjte, me 97 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin dhe përfshirjen e shtetit serb në sulmin kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

E ky unitet i opozitës me pushtetin bëri të të kritikohet nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Sipas tij, kështu po zhduket opozita.

“Rezoluta e votuar sot në Kuvendin e Kosovës nuk është bashkim pozitë-opozitë përballë Serbisë. Po të kërkonte pajtim e rezistencë kundër Asociacionit, si problem real; po të kërkonte paqe të përhershme e ripërcaktim kufijsh; po të kërkonte ndërrim kornize dialoguese,  atëherë ka kuptim edhe rezoluta, edhe bashkimi. Në të kundërtën, është veç nënshtrim ndaj opinionit publik.

Opozita nuk e kërkon asnjërën nga frika e humbjes së votave, nga mungesa totale e orientimit. Nuk ka asnjë kuptim që sot të bëhesh vagon, dhe ta kundërshtosh Asociacionin që është në vazhdim. Sepse këto janë ngjarje brenda të njëjtit proces”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Molliqaj, ka theksuar se grupe të ndryshme politike ndërvite kanë qenë kundër Serbisë, por edhe kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të qenë kundër.

“Grupet e ndryshme politike në Kosovë historikisht kanë qenë të angazhuara në përpjekje çlirimtare kundër Serbisë. Por, edhe në kushte pushtimi rryma e grupe të ndryshme kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për ta luftuar Serbinë. Urgjenca po shkakton fshirje dallimesh dhe është bërë mënyrë dominimi.

Opozita nuk ka përse turpërohet nga Qeveria që e ka vulosur dy herë Asociacionin. Ajo thotë se ka nisur një rrugë reformimi, andaj nuk ka pse t’i bartë hipotekat e së shkuarës”, ka shtuart Molliqaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika