Humolli: Serbia tentoi të vrasë civilë serbë e t’ua lë fajin shqiptarëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e ka dënuar sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë të Zveçanit

Fatmir Humolli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se sulmi terrorist serb në Banjskë, ka pasur për qëllim vrasjen e civilëve serbë, e pastaj të i lihej faji shqiptarëve të Kosovës.

Në emisionin “Five”, ai tha se kjo u parandalua nga sjellja profesionale e Policisë së Kosovës.

“Ky akt terrorist ishte që të bëjë krim ndaj popullatës së tyre, që të ankohen pastaj se atë po e bëjnë shqiptarët, misioni i tyre ka qenë i tillë. Sjellja profesionale e policisë, dhe shteti duke e kuptuar logjikën si funksionon shteti serb nuk ia ka dhënë këtë kartë në dorë. Lufta e popullit tonë nuk është kundër popullit serb, por ka qenë kundër hegjemonisë serbe, kjo kulturë është e ngulitur edhe te policia e Kosovës dhe FSK, ata nuk veprojnë nga frika por nga arsyeja”, tha ai.

Humolli foli edhe për dialogun ku tha se me Serbinë nuk duhet të bisedohet për çështjet e brendshme të Kosovës.

Ai tha se Kosova nuk ka platformë të qartë platformën e dialogut, derisa tha se situata e fundit e krijuar tregon se duhet të stopohet dialogu.

“Kemi pranu me bisedu me Serbinë për Kosovën, në momentin kur e kemi fut si hisedarë Serbinë në Kosovë, janë trimëru këto struktura kriminale. Me Serbinë duhet me bisedu me i kthy të pagjeturit në Kosovë, diplomatët e dinë që Serbia e din, por nuk i bëjnë presion”, tha ai.

“Kjo situatë është dashur ta stopoj çdo bisedë, me BE-në dhe Serbinë deri sa të formohet një platformë e përbashkët me Shqipërinë”, vijoi ai.

Humolli foli edhe për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun.

“KFOR-i ka kontroll në tërë Kosovën, Edi Ramën nuk e kanë informu me kohë se KFOR-i e ka kontrollën në Kosovë”, tha Humolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika