Trupat e terroristëve të vrarë në Banjskë ende qëndrojnë në IML

Ndonëse procesi i obduksionit për sulmuesit e vrarë në Banjskë të Komunës së Zveçanit ka përfunduar, trupat e tyre edhe më tutje po qëndrojnë në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nga ky institucion kanë thënë se nuk dihet se kur do të largohen, porse kjo do të ndodhë vetëm me urdhër të prokurorit

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar procesin e obduksionit, për serbët që u vranë në Banjskë të komunës së Zveçanit, në shkëmbimin e zjarrit me policinë e Kosovës.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë vazhdojnë të qëndrojnë trupat e sulmuesve që u vranë nga Policia e Kosovës, që u vranë në Banjskë të Komunës së Zveçanit në veri. Ende nuk dihet se kur do të largohen nga këtu.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së, thotë se largimi i tyre bëhet vetëm me urdhër të prokurorit.

“Proedura e autopsisë ka përfunduar, trupat gjenden ende në morgune  IML-së, dhe do të qëndrojnë aty derisa nuk lirohen nga ana e prokurorit… jo nuk kemi asnjë informat për momentin dhe derisa nuk ndryshon kjo trupat do të qëndrojnë aty”, ka thënë Ditor Haliti – Instituti i mjeksisë Ligjore.

Halitit tutje nuk ka dhënë detaje, porse ka thënë se së shpejti do të bëhet gati edhe raporti, dhe më pas do i dorëzohet Prokurorisë Speciale.

“Sigurisht tash raporti i autopsisë do të marr kohë, pasi që duhet të u nënshtrohet edhe analizave shtesë laboratorike, dhe sapo të kryhen të gjitha analizat shtesë, do i dorëzohet prokurorisë.. varet sa ka kërkesa për analiza laboratorike, sigurisht që ka me pas atëherë shkon në disa javë apo edhe në muaj”, ka thënë Haliti.

Në lidhje me largimin e trupave nga IML-ja, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se duhet të flasim vetëm me prokurorin e rastit Naim Abazi, e i cili ka qenë i paqasshëm gjatë ditës.

Abazi ditë më parë, kishte thënë se trupat e pajetë pas obduksionit do u dorëzohen familjeve të tyre. Për procedurën e dorëzimit, nuk janë përgjigjur as nga Ministria e Punëve të Jashtme, e as ajo e Drejtësisë.

Një grup terrorist të dielën e 24 shtatorit, ka sulmuar Policinë e Kosovës duke lënë të vdekur një zyrtar policor, derisa pas operacionit të policisë është bërë e ditur se nga shkëmbimi i zjarrit, të vrarë kanë mbetur 3 terrorist, trupat e të cilët u gjetën në Banjskë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika