Banorët në Plemetin ankohen për mungesë të ujit

Banorët e banesës kolektive të komunitetit rom dhe ashkalinj në fshatin Plemetin thonë se në vendbanimin e tyre nuk ka ujë tash e disa muaj. Këto pretendime janë mohuar nga KRU PRISHTINA e cila televizionit i tha se defektet janë rregulluar gjatë ditës së mërkurë. Megjithatë, për të verifikuar gjendjen, gjatë ditës në lokacion dolën njësi të kompanisë

Me bidonë e enë të ndryshme, po bartin ujin nga rubineti për në apartamentet e tyre.

Banorët e banesave kolektive të pjesëtarëve të komuniteteve në fshatin Plemetin të Obiliqit, po bartin ujë për pirje, e këtë thonë se po e bëjnë tash e një kohë.

Ata thonë se ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Më shumë jemi pa ujë sesa me ujë. Na myten kantat edhe era, tonat i kena. S’ka ujë as për mu la as për mu shpërla. Janë bllokuar edhe kanalizimet, ska ujë t’ pastër”, ka deklaruar Ismajl Hasani, banor.

Njësoj thonë edhe banorët e tjerë të cilët televizionit i kanë treguar se ky problem ka qenë evident gjatë gjithë muajve të verës.

Pretendimet e banorëve i hodhi poshtë zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku. Ajo tha se defekti ishte riparuar gjatë ditës së djeshme.

“Nga ana jonë nuk është ndalë uji dhe nuk kemi asnjë ankese nga ana e tyre. Njësia Operative e Obiliqit, pas pak e dërgojnë një ekip me shiku mos kanë naj problem të brendshem, për të cilin ne nuk mbajmë përgjegjësi. Por ekipa do dërgohet për verifikim të gjendjes reale”, ka thënë ajo.

Redaksia vizitoi degën e KRU në Obiliq e megjithatë, aty nuk gjeti përgjegjësit.

Megjithatë, siç edhe e përmendi zëdhënësja Mjeku, ndodhi, pasi që gjatë kohës që ekipi i televizionit ka qenë në Plemetin, një njësi e kësaj ndërmarrjeje mbërriti dhe bashkëbisedoi me ankuesit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika