Vuçiq dhe dramat e tij: Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës në veri

Me lehtësi të padurueshme të hipokrizisë, Vuçiq i tha Reuters se Beogradi dënoi vrasjen e policit, duke shtuar se Serbia "do të nisë procedurat përpara organeve përkatëse gjyqësore" dhe do të hetojë të dyshuarit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për “Reuters” nuk e ka ndalur hipokrizinë e tij, duke thënë se Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje me armë mes grupit terrorist dhe Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Me lehtësi të padurueshme të hipokrizisë, Vuçiq i tha Reuters se Beogradi dënoi vrasjen e policit, duke shtuar se Serbia “do të nisë procedurat përpara organeve përkatëse gjyqësore” dhe do të hetojë të dyshuarit.

“Çfarë krimesh të dyshuara do të jenë këto, kjo është pyetja e prokurorit,” ka thënë ai në zyrën e tij në Beograd.

Ai ka akuzuar policinë e Kosovës se ka qëlluar për vdekje në kokë njërin prej personave të armatosur “nga distanca prej një metri” pasi ai ishte dorëzuar, duke e përshkruar atë si një “ekzekutim”.

Eksperti serb i sigurisë: Është e pamundur të organizohej sulmi në Banjska pa dijeninë e shtetit serb

Ndërkaq, këto akuza i ka mohuar Veton Elshani, zëvendës komandant i policisë për veriun.

“Kjo është marrëzi. Oficerët tanë nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t’i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime”, ka thënë Elshani për “Reuters”.

Më tej, siç shkruan mediumi në fjalë, Vuçiq mohoi akuzat e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se Beogradi kishte nxitur dhunën, duke thënë se Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Të shkatërrohet kjo brenda një dite? … Serbia nuk do luftë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika