Haxhiu për propozimin e Ramës: Kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të lënë KFOR-in të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, duke theksuar se Kosova është një Republikë e pavarur dhe sovrane që ka nevojë vetëm për patrullime të përbashkëta me KFOR-in

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të lënë KFOR-in të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Haxhiu e ka quajtur këtë propozim një kërkesë të stërvjetruar të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo ka theksuar se Kosova është një Republikë e pavarur dhe sovrane që ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë më 10 shtator 2012.

“KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.” – kështu paska deklaruar sot Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Tre muaj më parë, saktësisht me 19 qershor, këtë qëndrim të tanishëm KM Rama e thoshte me brengë, si diçka që ka rrezik se mund të ngjajë, e jo si diç që duhet të bëhet! Në fakt, kjo kërkesë e re e tij nga një brengë e vjetër që besonim se e kishte është veçse kërkesë e stërvjetruar e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social, Facebook.

Ministrja e Drejtësisë ka përmendur se në veri të Kosovës, terroristët dhe kriminelët nga Serbia kanë kryer aktet e dhunshme, përfshirë vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Sipas saj, pas këtij sulmi terrorist duhet të ketë patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në kufirin me Serbinë për të ndaluar armatimin dhe municionin që vjen nga Serbia.

“Nuk ka nevojë që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Ajo që nevojitet janë patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in përgjatë kufirit me Serbinë, sepse prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”, ka shkruar ajo tutje në Facebook.

Haxhiu gjithashtu ka theksuar se Republika e Kosovës dhe NATO janë partnerë strategjikë, dhe bashkërisht janë të përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta të sigurisë dhe stabilitetit.

Ajo po ashtu, në fund ka falënderuar Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen dhe solidaritetin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika