Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar kontroll në pesë lokacione të ndryshme në tri komunat në veri të vendit, dhe se ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.
“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.