Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lufta në Ukrainë po kërcënon sigurinë e ardhshme globale të ushqimit.
Në këtë takim, Xhaçka kishte marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Këshillin e Sigurimit.
Kryediplomatja shiptare në ditën e dytë të debatit për “Konfliktin dhe Sigurinë Ushqimore”, ka thënë se vlerëson autoritetet amerikane pë ngritjen e çështjës për furnizimin me ushqimi dhe vështirësitë të cila vijnë si pasoj e luftës në Ukrainë, ku kjo gjendje ishte bëre temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit (KS).
“Konfliktet kontribuojnë në thellimin e pabarazive ekzistuese. COVID-19 dhe ndryshimet klimatike e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën”, ka shtuar Xhaçka.
Sipas saj, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës po përkeqëson edhe më tej sigurinë globale ushqimore.
Ndër të tjera, Xhaçka theksoi se ndërprerja e prodhimit dhe rritja e çmimeve, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese.
Ajo bëri thirrje para anëtarëve të Këshiilit të Sigurimit (KS), që nuk duhet të lejohen njerëzit të vdesin nga uria në shekullin e 21-të.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit (KS), theksoi kryediplomatja shqiptare, është një thirrje për veprim, bazuar në parimet humanitare.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme shtoi se duhet një rol më aktiv i KS-së, në shqyrtimin e “urisë” së shkaktuar nga ky konflikt.
“Trajtimi i pasigurisë ushqimore, kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar shumëpalësh”, kishte dekaluar ajo.
Ajo konsideroi se së pari, duhen adresuar shkaqet e krizave ushqimore. Më pas duhet një reagim i koordinuar multi-sektorial, që të zvogëlohet rreziku i një konflikti të ardhshëm.
“Nëse duam t’i japim fund urisë, duhet të veprojmë për të parandaluar dhe ndaluar konfliktet”, bëri thirrje zyrtarja shqiptare.