Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për t’i tërhequr trupat ushtarake nga kufiri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj Serbisë për t’i tërhequr trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka bërë thirrje për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

“Duke denoncuar inskenimin e paprecedentë të njësive dhe artilerisë së avancuar ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën”, ka thënë presidentja në platformën “X”, duke shtuar se armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë.

Presidentja e Kosovës ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po punojnë me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

“I bën thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”, ka shkruar tutje Osmani.

Ndër të tjerash, Osmani ka theksuar se mbetën të përkushtuar për të punuar “ngushtë” me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe “për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika