Beogradi “nën shënjestrën e ShBA-së” për sulmin terrorist në Banjskë

Kështu duke dislokuar trupa ushtruake përgjatë kufirit me Kosovën, ku përtej Atlantikut koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit

Serbia "nën shënjestrën e ShBA-së" për sulmin terrorist në Banjskë

Të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit një grup terrorist i prirë nga kryekrimineli i veriut, Millan Radojçiq, sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic dhe një tjetër duke e plagosur.

E ky sulm – i orkestruar nga shteti serb sipas autoriteteve kosovare – përveç që nxiti retorikën në Beograd edhe nga personazhi “drama queen” i Ballkanit, Aleksandër Vuçiq, i cili njëherësh është president i Serbisë, u manifestua në rrafshin praktik.

Kështu duke dislokuar trupa ushtruake përgjatë kufirit me Kosovën, ku përtej Atlantikut koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit.

“…Ne po monitorojmë një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe”, ka thënë Kirby.

Uashingtoni zyrtar e cilësoi këtë si një zhvillim shumë destabilizues dhe i bëri thirrje Serbisë që të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri dhe të ulë tensionet.

Këtij deklarimi të Kirby, i parapriu biseda telefonike në mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Vuçiqit.

E në këtë bisedë siç shkroi mediumi serb, Nova.rs, Vuçiq ka thënë se është paralajmëruar nga Blinken për masa ndëshkuese ndaj Serbisë “nëse nuk sillen siç duhet”.

“Blinken foli edhe për disa masa, thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiq.

“Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiç për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog”. deklaroi Kirb

Ai ndër të tjera bëri të ditur se Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, “foli pak kohë më parë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut .

Gjithashtu, ShBA-të iu kanë bërë thirrje dy palëve të kthehen në Dialog.

“Përtej krizës së menjëhershme, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë intensivisht me partnerët tanë evropianë për t’i bërë presion Kosovës dhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut paqësor përmes formatit të krijuar nga Bashkimi Evropian të lehtësuar nga BE-ja. Të dy vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre ekzistuese dhe të angazhohen seriozisht në këtë proces. Të dy vendet duhet gjithashtu të shmangin marrjen e hapave provokues që vetëm rrisin tensionin dhe pengojnë përparimin në dialogun e tyre. Hapat si ato që kemi parë me këtë rritje të grumbullimit serb në kufi”, ka thënë ndër të tjera Kirby.

Ndërkohë, Radojçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin. Prandaj ai dha dorëheqjen nga pozita e tij brenda partisë. Sipas njoftimit, as lidershipi serb dhe as ai i serbëve të Kosovës nuk ishin të informuar.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika