Rama: Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Pas thirrjes së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama u ka bërë thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që “të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi”.

Tutje, Rama ka thënë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, ka thënë Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ai ka thënë tutje se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika