Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, së fundmi e ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi dhe ambasadorin amerikan Christopher Hill, për mos reagim ndaj thirrjes së ShBA-së për të shtensionuar situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken ia ka nënvizuar Vuçiqit nevojën për të de-eskaluar tensionet me Kosovën. Mbi 10 orë kanë kaluar dhe as ambasadori amerikan në Serbi Christophfer Hill dhe as Ambasada e ShBA-së në Serbi nuk i kanë shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph në platformën “X”.
Alarmed White House is calling on Serbia to withdraw its deployment along the Kosovo border. @SecBlinken “underscored [to @avucic] the need to de-escalate tensions with Kosovo.” 10+ hrs in & neither @usambserbia nor @USEmbassySerbia have re-tweeted the crisis messages. 1/2
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 30, 2023
“Duke folur në SAIS, Madeline Albright tha një herë se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci është ajo që thuhet publikisht”. Ambasadori Hill ka postuar herën e fundit më 26 shtator dhe Ambasada e ShBA-së në Serbi më 26 shtator. Po të ishit ju në vend të presidentit Vuçiq, çfarë mesazhi do të kishit marrë?”, ka pyetur ai.
Speaking at SAIS, Madeline Albright once said that ‘what counts most in diplomacy is what’s said publicly.’ Voluble @usambserbia last tweeted 8 September & @USEmbassySerbia on 26 September. If you were President Vucic, what message would you take? 2/2
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 30, 2023
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka mirëpritur thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj Serbisë për t’i tërhequr trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Lexo dhe: Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për t’i tërhequr trupat ushtarake nga kufiri
“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Osmani në një postim në platformën “X”.