Dhoma e Përfaqësuesve miraton një buxhet afatshkurtër, masa kalon në Senat

Dhoma e PërfaqësuesvE ka miratuar një projektligj për një buxhet afatshkurtër, që mund të shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane, nëse miratohet në Senat

Foto: AP

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, ka miratuar një projektligj për një buxhet afatshkurtër, që mund të shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane, nëse miratohet në Senat.

Nëse merr miratimin në Senat, Kongresi do të ketë 45 ditë për gjetur një kompromis për miratimin e buxhetit të plotë për vitin e ri fiskal.

Të premten, ligjvënësit republikanë bllokuan përpjekjet për një masë që do të lejonte vazhdimin e përkohshëm të financimit të qeverisë.

Kundërshtitë brenda republikanëve, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, rrezikojnë ta çojnë qeverinë amerikane drejt mbylljes së saj të katër të pjesshme brenda një dekade.

Senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, Kevin McCarthy, ka refuzuar që plani i Senatit të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë rreth 4 milionë punonjës të qeverisë federale dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. Disa punonjës në detyra thelbësore për mbarëvajtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre pavarësisht miratimit apo jo të buxhetit.

Muaj më parë, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit e deri tek hulumtimet mjekësore. /VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika