Dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin duke punuar në Prizren, njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.
“Prizren 30.09.2023 – 09:08. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.