Policia e Kosovës njofton se janë ndaluar pesë persona në Leposaviq sepse kishin kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Janë ndaluar dy persona në Bistricë të Leposaviqit dhe tre të tjerë në Koshuticë të kësaj komune.
Personat e ndaluar në Bistricë, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Njësoj edhe në Koshuticë, tre të dyshuarit e ndaluar në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.