Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja.
Në një intervistë për kanalin televiziv “4 Channel”, Osmani ka theksuar se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës.
“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb”, ka thënë ajo.
Teksa pyetet se a e sheh dorën e Moskës, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në atë që po ndodh në veri të Kosovës, ajo e pohon teksa thotë se kjo mund të shihet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.
“Duart e tij janë mbi të. Këtë mund ta shohim edhe përmes deklaratave publike që vijnë nga Moska”, theksoi ajo.
Ajo tha se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë.
Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ta bëjnë këtë.
There is irrefutable evidence linking Serbia to the terrorist act against Kosovo – from the terrorists’ training with the Serbian army to using Serbian-produced military grade weapons.
Serbia must be held accountable & receive a clear message that aggression has consequences. pic.twitter.com/bzgoug3kE2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023