Kearns e cilëson të rëndësishëm vendimin e Britanisë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka quajtur lëvizje të rëndësishme, diskolimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror drejt Kosovës

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka mirëpritur diskolimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror drejt Kosovës, me qëllim të parandalimit së përshkallëzimit të situatës në Ballkan.

Sipas saj, mosndëshkimi “ngjall përbuzje për sundim të ligjit”, derisa ka bërë thirrje për “frenim, mbrojtje dhe mbajtje të përgjegjësisë”.

“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan. Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, tha Kearns në një postim në rrjetin social “X”.

Kearns e ka përgëzuar vendimin e ministrit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, që trupa shtesë të KFOR-it britanik të dërgohen në Kosovë.


Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë britanike në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë “në rast se kërkohet”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika