Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa pamje të cilat sipas tij dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.
Në një positm në llogarinë e tij në “X”, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.
Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.
Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.
”Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi ai.
Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army’s key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023