Biden i bën thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës. Por koha po mbaron, tha presidenti në një paralajmërim drejtuar Kongresit.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të lejojmë që ndihma amerikane për Ukrainën të ndërpritet”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë pas shmangies së përkohshme të mbylljes së qeverisë amerikane.

Masa e miratuar mbrëmjen e së shtunës siguron financimin e qeverisë deri më 17 nëntor, por nuk përfshin fonde ndihme për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Presidenti Biden theksoi urgjencën e madhe për sigurimin e ndihmave për Ukrainën duke vënë në dukje se marrëveshja financiare zgjat deri në mes të muajit nëntor. Biden i kërkoi Kongresit që të negociojë një paketë ndihme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ligjvënësit amerikanë që e mbështesin luftën e Ukrainës kundër agresorit rus thonë se nuk do të dorëzohen. Megjithatë, shumë ligjvënës e pranojnë se është bërë e vështirë që palët në Kongres të bien dakord për ndihmën për Ukrainën.

Rezistenca republikane ndaj ndihmës për Ukrainën po bëhet edhe më e madhe në Kongres. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar nxori në pah se rreth gjysma e republikanëve votuan për heqjen e 300 milionë dollarëve nga një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes për të trajnuar ushtarët ukrainas dhe blerë armë./VOA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika