Sipas trajnerit, Faruk Statovci gjatë ekzekutimit të penalltisë nga ana e sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni, futbollisti i llapjanëve ka hyrë më përpara në zonën e 16-metërshit.
Ai ka thënë se në këtë rast gjyqtari është dashur të akordonte indirekt.
Teksa, trajneri Ismet Munishi potencoi se në këto raste penalltia përsëritet.
Ndeshja e zhvilluar në mesjavë përfundoi me fitoren e Llapit me rezultat 2-3 ndaj Malishevës.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.