​SBASHK-u: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se nuk është gjetur akoma një zgjidhje e përshtatshme për ta.

Kështu thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), derisa kërkojnë nga qeveria aktuale t’ua mundësojnë atyre pagën e plotë dhe t’i zëvendësojnë me kuadro të reja.

Ndërkaq, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë e quajnë fatkeqësi faktin që mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të dalin në punë, për mos ta humbur vendin e punës.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë që mësimdhënësit e sëmurë rëndë të lirohen nga procesi mësimor dhe të paguhen me pagë të plotë.

Jasharaj në një prononcim për KosovaPressin ka theksuar se në bazë të të dhënave të mbledhura del se janë rreth 400 mësimdhënës me sëmundje kronike të angazhuar nëpër çerdhe e deri në universitete.

“Në bazë të analizave që i kanë bërë të tjerët dhe shënimet i kanë dhënë DKA-të para disa viteve, ishte një numër pak më i vogël, mirëpo në diskutimet me MASHT-in dhe DKA-të kemi arritur një përfundim që ky numër mund të jetë 400. Kemi insistuar që të merret një numër mbase pak më i madh në mënyrë që kur të ndahet buxheti mos të ndodhë që të kemi buxhet për një numër më të vogël e pastaj t’ia bëjmë të padrejtë ndonjërit prej tyre”, ka thënë Jashari.

Jasharaj potencoi se përveç sëmundjeve të rënda, mësimdhënësit kanë probleme me dëgjim, shikim dhe harresë për shkak të moshës, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, që, sipas tij, mund të vijnë edhe si pasojë e presionit në punë.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, për KosovaPress ka thënë se marrin kërkesa të vazhdueshme nga kjo kategori e mësimdhënësve për mbështetje, derisa shton se kjo temë duhet të trajtohet më seriozisht që nga niveli qeveritar.

“Atyre iu takon pushimi shëndetësor, ashtu siç iu takon të gjithë tjerëve, por për ditë të tjera shtesë ka pasur raste që është dashur t’i refuzojmë për shkak se orët do të humbnin për fëmijët”, thotë ajo.

“Ka shumë mësimdhënës që kanë kërkuar mbështetje nga Komuna dhe nga Ministria. Jemi munduar që si komunë, që të fillojmë me implementimin e disa politikave, që t’i jepet pushim me pagesë këtyre rasteve. Por, fatkeqësisht, mundësitë buxhetore janë shumë të limituara, sepse veprojmë me një numër të përgjithshëm të sistemit arsimor. Zbrastia ligjore që e kemi, shkaku që kur një punëtor i ri duhet të zëvendësojë punëtorin e vjetër”, ka theksuar Masmurati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika