Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t’i fitojë tri medalje, dy të arta dhe një të argjendë në kategori të ndryshme.
Medalje të artë mori në kategorinë Brazilien Ju-Jitsu ( BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe në të njëjtën disciplinë e mori medaljen e argjendtë, pasi nuk kishte garues tjetër.
Tutje, Cena ka theksuar se pasi shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, ka hyrë me pasaportë belge dhe ka garuar duke përfaqësuar flamurin e Kosovës.
Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, Cena ka theksuar se këtë fitore të tij ia dedikon Policisë së Kosovës.
Tutje, pas dy ditësh, ai do të garojë edhe në garën e notit 2000m në ujë të hapur.