Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se situata në Banjskë të Zveçanit është tendencë për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe Kosovën.
Shtuni ka thënë se kjo është e pamundur që të mos ketë efekt edhe në rajon.
Për mesazhin e ShBA-ve ndaj Serbisë, Shtuni ka thënë se ishte i mjaft i qartë, “poashtu trupat e Britanisë të cilët janë shtesë që po i bashkohen KFOR-it është një mesazh tjetër që nuk do të tolerohet asnjë inkursion apo destabilizim që mund të vijë nga Serbia”.
Shtuni ka shtuar se shpreson që Bashkimi Evropian të ketë një qasje me një vendosmëri më të qartë dhe të komunikohet njësoj siç është komunikuar Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.