KFOR: Zbatimi i ligjit është përgjegjësi ekskluzive e Policisë së Kosovës

KFOR ka thënë se mandati i tyre është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit, duke shtuar se kjo mbetet një përgjegjësi eksluzive e Kosovës

KFOR-i për Dukagjinin ka thënë se duke u bazuar në zhvillimet e fundit në veri të vendit ka shtuar praninë dhe aktivitetin e saj në atë pjesë.

KFOR ka thënë se mandati i tyre është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit, duke shtuar se kjo mbetet një përgjegjësi eksluzive e Kosovës.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Mandati i KFOR-it në OKB është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit. Kjo mbetet një prerogativë ekskluzive e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në përgjijgjen e tij, KFOR-i i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të riangazhohen në dialogun që është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

“Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve”, thuhet në përgjigjen e tij.

KFOR-i ka shtuar se forcat rezervë shtesë janë në nivel të lartë gatishmërie. Këto trupa rezervë shtesë erdhën pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Në përgjigje të tensioneve në maj, KFOR-i dislokoi rreth 500 trupa turke nga forca rezervë operacionale e NATO-s për Ballkanin Perëndimor, të cilët u zëvendësuan më pas në shtator nga trupat nga Bullgaria dhe Greqia. Forcat rezervë shtesë janë në nivel të lartë gatishmërie”, thuhet tutje në përgjigje.

Mes tjerash në këtë përgjigje thuhet se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. KFOR-i do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e tij, sipas nevojës”.

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika