Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një intervistë për CNN, u pyet për zhvillimet e fundit duke përfshirë dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiq tha se Serbia nuk ka dashur të shkaktonte incidente.
”Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente në Kosovë”, ka thënë ai në intervistën me gazetaren Christian Amanpour në CNN.
Vuçiq për sulmin terrorist në Banjskë i viktimizoi serbët, duke thënë se të njëjtit donin të mbronin vetën.
”Problemi është që serbët donin ta mbronin veten”, ka thënë presidenti serb.