Hasanpapaj: Nga BE nuk kam parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon sulmin në veri

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka ka parë ende ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën dhe sulmin në veri

Juristi Bardhyl Hasanpapaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka ka parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën dhe sulmin në veri, sipas tij, “në mënyrën siq ajo e kishte merituar”.

“Nga Bashkimi Evropian (BE) nuk kam parë akoma ndonjë deklaratë serioze që e dënon dhunën në mënyrën siq ajo e kishte merituar, nuk shoh ndonjë veprim konkret nga Bashkimi Evropian deri tash që do të ishte propocional me atë që ka ndodhur”, ka thënë Hasanpapaj.

“Për ne është e qartë rreziku që i është kanosë Kosovës që është rrezik jashtëzakonisht i madh”, ka thënë ai.

Hasanpapaj ka thënë tutje se sulmi i fundit në veri, saktësisht në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit më 24 shtator, është sulm i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika