Kurti u kërkon komuniteteve të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim

foto EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve joshumicë në Kosovë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, që pritet të fillojë me 1 nëntor.

Në këtë mënyrë, Kurti ka thënë se Qeveria do të mund të bëjë më mirë planifikime se sa shkolla u duhen komuniteteve, sa kilometra rrugë e ku të investojë në ekonomi.

Në një takim me zyrtarë komunalë për Komunitete dhe Kthim, ai ka përmendur edhe disa nga veprimet e Qeverisë për komunitetet.

“Qeveria më e mirë është ajo më afër popullit. Jemi mirënjohës që ju kemi si zyrtarë komunale për komunitete dhe kthim afër qytetarëve tanë. Prandaj e kemi organizuar ketë takim për herën e pestë që ju të keni mundësi t’i shprehni mendimet e juaja”.

“Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet joshumicë. MAPL ka ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore veçanërisht për komunitetet. Ministria e Mjedisit i ka identifikuar 29 projekte, 9 prej të cilave janë për komunitetet joshumicë. Një e arritur tjetër është edhe njohja e gjuhës rome si gjuhë zyrtare në Prizren. Kemi edhe linjën e re të autobusëve nga Prishtina në Kishnicë dhe Graçanicë, linjë që u hap dje”, ka shtuar Kurti.

“Prioritet u kemi dhënë edhe vizitave në terren. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 1 nëntor, është obligim i çdo qytetari por edhe në të mirën e çdo qytetari. Me informatat që do të mbledhin nga regjistrimi do të kemi mundësi të planifikojmë për nevojat e komuniteteve a sa shkolla na duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi. Kam ardhur të dëgjoj prej juve, për juve, për vendin tonë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika