Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ka njoftuar se ka bërë një vizitë në veri të vendit për të dëgjuar perspektiva të ndryshme për situatën aktuale.
Përmes një postimi në platformën “X”, xhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike “e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”.
“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajoni më i gjerë”, ka shkruar ambasadori Szunyog.
In a visit to northern 🇽🇰, I heard different voices&perspectives on the current situation on the ground.The latest developments are a stark&tragic reminder of what is at stake for the people who live in northern #Kosovo,for the safety of all its communities& for the wider region.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 3, 2023