Policët kërkojnë të drejtat përmes peticionit, propozohet zgjidhje për sigurimet

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar një peticion me mbi 5 mijë nënshkrime në Komisionin për të Drejta të Njeriut duke paraqitur dhjetë kërkesa. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri i ka thënë televizionit se është propozuar ideja e një “sigurimi alternativ” ngase një ligj i ri do bënte vite të tëra vonese

Pakënaqësitë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë rrallëherë të shprehura.

Kësaj radhe, të njëjtit vendosën t’i paraqesin ato në mënyrë të shkruar.

I nënshkruar nga 5 mijë e 623 zyrtarë policorë, një peticion arriti në tryezën e Komisionit parlamentar për të Drejta të Njeriut këtë të martë.

Mirëpo, kryetarja e Komisionit, Duda Balja, tha se në mbledhje duhet që të ftohen anëtarët e Sindikatës në mënyrë që të bëhen të qarta kërkesat e tyre.

“Unë mendoj se na jemi me vullnet pozitiv për të gjetur zgjidhje, dua t’ia dedikoj kohën sindikatës policore”, ka thënë Duda Balje, kryetare e komisionit.

Ky peticion, siç i ka treguar televizionit kryetari i sindikatës Imer Zeqiri, është dorëzuar në fund të muajit korrik, por nuk u aktualizuar deri tani.

Ndër kërkesat e parashtruara janë shtesa për rrezikshmërinë në punë, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, ligji për pensionimin, shtesa për punë të veçantë, shujta mujore.

Por, sigurimi alternativ përmendet si propozim i veçantë nga kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

“ Një bashkëpunim me kryetarin e Byrosë së sigurimeve. Unë dhe ai kemi biseduar dhe ai ka ofurar një modalitet se si mund të bëhet. Kemi bërë një përllogaritje….se si mos të presim formimin e këtij ligji…mendoj se edhe po të fillojë sot merr kohë”, ka thënë Imer Zeqiri, Kryetar i Sindkatës së Policisë.

Për zbatimin e kërkesës së sindikatës shpreh gatishmëri Byroja Kosovare e Sigurimit, mirëpo drejtori i saj, Sami Mazreku thotë se mungon interesimi i institucioneve.

“Themeluesit e BKS-së, pra kompanitë e sigurimeve që nga ajo kohë janë të gatshme për ta ofruar këtë produkt si për Policinë, ashtu edhe për çdo qytetarë të Kosovës. Propozimin tonë e kemi dërguar disa herë tek Institucionet përgjegjëse, por deri më tash nuk ka pasur gatishmëri. Siç iu thash, ne mund të fillojmë menjëherë”, ka thënë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Në mungesë të sigurimit shëndetësor, nga Policia e Kosovës kanë thënë se policëve, iu jepet një përkrahje tjetër shëndetësore.

 “Nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DShSh) iu bëhet Kompensimi material për shpenzimet mjekësore Sipas Procedurave Standarde të Operimit (PSO) të DShSh-së. Deri në muajin Shtator raste të tilla për këtë vit kemi gjithsejtë 108, nga të cilat 46 për raste të lëndimit në detyrë dhe 62 për rastet e veçanta shëndetësore. Në përkrahje përfshihen kompensimet material për shpenzimet mjekësore të kryera. Për të siguruar një të tillë kemi Procedurat Standarde të Operimit të Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore”, ka thënë Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Nga Policia kanë treguar se gjatë këtij viti 50 zyrtarë policorë kanë dhanë dorëheqje, ndërsa dy vitet e fundit 645 pjesëtarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika