Banjskë – Njësia Speciale operative zëvendësohet nga ajo e reagimit të shpejtë

Pjesëtarët e njësisë speciale operative janë tërhequr nga Banjëskë të Zveçanit. Ata janë zëvendësuar me zyrtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Sipas Policisë së Kosovës, kjo po ndodhë për shkak se Banjska ka filluar të kthehet në normalitet

Në hyrje të Banjskës më nuk janë policët e njësisë speciale operative.

Mëngjesin e së martës ata janë zëvendësuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë.

Jo vetëm në udhëkryqin që të dërgon në Banjskë, por edhe brenda këtij fshati ndodhi e njëjta.Madje, aty më nuk qëndrojnë as automjetet e blinduara. Nga kjo kategori, tash në Banjskë të Zveçanit po operojnë veturat e rregullta të Policisë së Kosovës.

Krejt kjo pasi që në këtë vend, ku para më shumë se një jave një zyrtar i Policisë së Kosovës u vra nga terroristët serb, situata me sa duket ka filluar të qetësohet.

“Krehja e terrenit dhe zëvendësimi i njësive është çështje policore. Ne e kemi parë të arsyeshme që ka ardhur momenti që ato të zëvendësohen me njësi të tjera. Përndryshe, ne jemi në mbarë veriun e Kosovës me numër të mjaftueshëm”, tha Veton Elshani, zv. Drejtor i Policisë në Mitrovicën Veriore.

Zv. Drejtori i Policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani tha se pavarësisht kësaj, hetimet në këtë terren nuk kanë përfunduar akoma.

Madje aty po përfshihen edhe njësitë tjera.

“Momentalisht mund të themi që ne kemi operacione duke zhvilluar rreth Banjskës, jo në fshat por rreth fshatit për arsye se jemi akoma duke e kreh terrenin, tu e verifiku. Aty kemi shumë njësi policore. Kemi hetues, njësi policore me qenë, KFOR, EULEX duke e verifiku zonën mbi Banjskë atje”, tha Veton Elshani, zv. Drejtor i Policisë në Mitrovicën Veriore.

Në Banjskë tashmë është kthyer normaliteti. Gjatë ditës janë parë edhe klerikët fetar duke vizituar manastirin e këtij fshati.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika