Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, ka thënë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë.
Para deputetëve evropianë, Kovatchev tha se duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.
Kovatchev i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedhë anë, ose me vendet demokratike e BE-në, ose me Rusinë.
Sipas tij, Rusia është e interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime të tjera.
“Qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia. Serbia duhet të zgjedhë një anë, ose me BE-në ose me Rusinë”, u shpreh ai.
Eurodeputeti bullgar kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla, në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.
Ai, po ashtu, theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa, siç tha ai, qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.
Bulgarian MEP Andrey Kovatchev:
🇷🇸 influence is still malicious in neighboring countries, not only in 🇽🇰, but also in 🇲🇰, 🇲🇪, and 🇧🇦.
Final goal of the dialogue should be full recognition of Kosovo by Serbia.
Serbia should choose a side, either with the EU or with Russia. pic.twitter.com/rQmuKkOcun
— Admirim (@admirim) October 3, 2023