Kuvendi miraton Ligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

Pas rreth shtatë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor gjatë seancës plenare

Kuvendi i Kosovës

Me 58 vota pro, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në votim morën pjesë 63 deputetë nga 85 sa ishin në sallë.

Kuvendi për të disatën herë kishte dështuar që ta miratojë këtë Projektligj, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të deputetëve në votimin e këtij Projektligji.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve.

Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ndërkaq, pas dështimit të ratifikimit të dy marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se një kuvend i cili nuk e ka kapacitetin e vet objektin të kalojë marrëveshje ndërkombëtare, sipas tij, nuk ia vlen të ekzistojë legjislatura fare.

E kjo nuk kaloi pa u komentuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se tashmë PDK-ja, sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, e ka qëndrimin e qartë.

“Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë dhe angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve. Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që dakordohemi jemi dakord që brenda asaj dite t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Krejt e kotë është votimi i këtyre marrëveshjeve” tha ai.

Kurse Konjufca iu kundërpërgjigj me ironi duke thënë se “nëse pajtohemi që zgjedhjet të jenë në janar 2025 a i votojnë marrëveshjet?”.

Në anën tjetër, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është përgjegjësi e Qeverisë që të garantojë që Kuvendi ka një frymë bashkëpunimi për çështjet parlamentare.

“Do të duhej të ishte shprehja e saktë, dështim i qeverisë, sepse qeveria nuk ka arritur për asnjë temë, asnjë çështje të krijojë konsensus në këtë kuvend në këto tri vite të qeverisjes”, tha ai.

Sipas tij, për çështjet me interes të vendit duhet që Qeveria të arrijë konsensus.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika