Zemaj: Pa mbështetjen e SHBA-së, s’mund të ecim përpara

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë mbështetjen e ShBA-së, për të ecur përpara

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, t’i intensifikojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas tij konfrontimi me partnerët e vendit, sidomos me SHBA-në, nuk i bën nder Kosovës.

Ai në Debat Plus tha se Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e ShBA-së.

“Pa SHBA-në, pa mbështetjen e tyre, ushtarake e politike nuk mund të ecim përpara. Nëse vazhdon me  quajt deklaratat e sekretarit të shtetit amerikan naive, atëherë s’e di për çfarë përgjegjësie po flasim”, ka thënë ai.

Tutje Zemaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta përdorë gjuhën populliste por ta përdor situatën kur Serbia është në defanzivë, në të mirë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika